Kultura e të ushqyerit në Kosovë!

Kuzhina kosovare si pjesë e kuzhinës shqiptare është kuzhinë mesdhetare pavarsisht se nuk ka qasje në det. Ndikimet nga kuzhina e Europës Qëndrore vijnë kryesisht prej klimës relativisht të ftohtë kontinentale por edhe nga fqinjësia. Padyshim si gjithë pjesa tjetër e Ballkanit ka ndikime të mëdhaja edhe nga kuzhina orientale turke. Pavarsisht ndikimeve ajo vazhdon të jetë ashtu si edhe pjesa tjetër e kuzhinës shqiptare, mesdhetare (perimet si specat, domatet etj janë pjesë e pandashme e ushqimit).

Duke qënë një klimë relativisht e ftohtë vazhdon të konsumohet shumë mishi dhe brumrat dhe porcionet janë shumë të mëdhaja, shumë mish apo yndyrë (për të përballuar të ftohtin).

Por a është kjo akoma relevante?

Ngrohja globale, zhvillimi i teknologjisë nuk e bëjnë më relavante, sepse

  • Gjithmonë e më pak ftohtë është duke bërë;
  • Puna fizike është reduktuar kështu gjithmonë e më pak trupi ka nevojë për yndyrna e kalori.

Kështu që ushqimi duhet të anojë më shumë nga pjesa mesdhetare sesa ajo kontinentale. Dieta e mbushur me perime, fruta e peshk (deti është jo më larg se 3 orë) duhet të mbizotërojë.

Kam dëgjuar shpesh që kosovarët janë shumë lokalistë dhe si të tillë nuk ndryshojnë lehtë.

A është kjo e vërtetë?

Po, kjo është e vërtetë.

Pse vjen, a është gjë e mirë lokalizmi dhe a është negativ?

  • Për shkak të mbijetesës përkundrejt pushtimeve të vazhdueshme lokalizmi ka qënë jetik pra është gjë e mirë.
  • Shumë herë brenda atij lokalizmi po për shkak të mbijetesës janë krijuar shprehi apo zakone të cilat si rezultat kanë sjell konservim të traditave por pse jo edhe zhvillime që nuk i gjejmë në pjesën tjetër shqiptare e cila gjithashtu është gjë e mirë.

Por a ka edhe anë negative?

Po ka edhe shumë anë negative:

  • Në përgjithësi mbyllja apo lokalizmi është mungesë zhvillimi (pjesa tjetër e Shqipërise e provoi mbylljen nga bota në periudhën e komunizmit)
  • Hapja drejt zhvillimit apo pranimi i sendeve të mira që ka bota është thelbësore.

Si përfundim lokalizmi i Kosovës ndaj pjesës tjetër e shqiptarëve nuk është gjë e mirë.

Nëse i themi vetes shqiptarë duhet të dimë se cfarë hanë në Sarandë, Vlorë, Korçë, Elbasan, Shkodër apo Dibër dhe e anasjellta duhet të ndodhë dhe më shqiptarët e Shqipërisë. E njëjta duhet të ndodhë dhe në Shqipëri apo edhe në trevat e tjera shqipëtare, në Vlorë apo në Korçë duhet të dinë gatimet tradicionale të Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt etj.

Po trendi tek të rinjtë është?

  • Hapja e restoranteve me kuzhinë italiane, turke, etj është pozitive por pa harruar kuzhinën tonë tradicionale e cila cilësohet me pa të drejtë si “katunare” apo e vjetër por që në fakt është një nga kuzhinat më të pasura në botë (shiko: www.shijoshqip.com)
  • Ushqimi i shpejtë (fast food);
  • Ngrënia pa mendje e vetëm një ushqimi.
  • Vakte pa orar dhe të çrregullta.

Në fakt shumë kosovarë e kanë parë botën me “sy” shumë herët dhe kultura e të ngrënit duhet të kishte ndryshuar më shpejt por veçse ja ka fillu por pa e bërë gabimin e kalimit tek vetëm fast food.