Për ne

Restaurant SHijoSHqip

Restaurant “SHijo SHqip” është i vetmi vend i ushqimeve tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, por të servirura në qendër të Prishtinës në mënyrë moderne pa kaluar shumë kilometra për të shkuar tek vendi i origjinës!

Kuzhina shqiptare mbase është kuzhina më e larmishme në botë.
Ajo është një kuzhinë mesdhetare që i ka rrënjët thellë në histori
dhe e trashëguar brez pas brezi nga nënat tona.


Pavarësisht origjinalitetit të saj, padiskutim që kuzhina jonë ka ndikime të mëdha mesdhetare nga kuzhina italiane e greke, ndikime orientale nga ajo turke dhe europiane kontinentale. Të gjitha krahinat pavarësisht emërtimeve të ndryshme kanë plot gatime të përbashkëta. Gjithesesi krahina të ndryshme kanë edhe specialitete specifike. Në brendësi ne nuk e kemi të mundur t’ja u ofrojmë gjithë larminë e produkteve të kuzhinës shqiptare por herë pas here do tju suprizojmë me menynë ditore.
PSE DUHET TË NA VIZITONI

Vjen i uritur, largohesh i buzëqeshur

Restaurant “SHijoSHqip” është dera e re që është hapur për t’iu ofruar ushqime të shijshme, vend ideal për të shijuar shoqërinë e njerëzve më të dashur.

Ushqime Tradicionale

Traditën e gatimeve tradicionale e kemi sjellë tek ju përmes recetave të shijshme të krahinave anë e kënd shqiptare!

Magji koktelesh

Netët më të magjishme krijohen nga koktelet me shumë ngjyra, e koktel men-i ynë çdo herë është gati të tund gota…

Netë plot atmosferë

Netët e muzikës live me zëra të njohur të skenës, emocion dhe kënaqësi sa herë jeni të pranishëm tek ne.

Ambient i ngrohtë

Kur të uleni do e ndjeni ngrohtësinë dhe mikpritjen, e shoqëruar me pjatën ose pijen e preferuar s’do dëshironi të largoheni.

Porosit tani!

Ulu dhe prit për mrekullinë në kuti!

Call: +383 48 16 16 16